Categories SHËNDETI

Metoda skandinave që ju ndihmon të rritni cilësinë e gjumit

Një ekspert i gjumit zbuloi një metodë interesante që disa po përdorin për të përmirësuar cilësinë e gjumit, duke pretenduar gjithashtu se mund të jetë sekreti për të pushuar më mirë gjatë natës.

Bërja e një gjumi të mirë gjatë natës mund të jetë e vështirë, dhe mund të bëhet edhe më e ndërlikuar nëse ju dhe partneri i juaj keni zakone të ndryshme të gjumit, shkruan Express.co.uk.

Sidoqoftë, një metodë që po quhet metoda skandinave e gjumit, është duke fituar një vëmendje të veçantë, e cila thuhet se është e përkryer për çiftet që kërkojnë mënyra efektive për të përmirësuar gjumin.

Kjo qasje përfshin çdo person që të ketë jorganin e vetë tek një krevat dopio të përbashkët. Eksperti Andrew Seed, ka ndarë madje këndvështrimin e tij mbi përfitimet e këtij trendi.

“Kjo metodë parandalon problmet që një partner të marrë jorganin e tjetrit, ndërkohë që lejon intimitetin e ndarjes së një shtrati”, pohon ai.

“Kjo metodë e gjumit mund të jetë e shkëlqyer si për marrëdhëniet ashtu edhe për shëndetin individual. Me këtë metodë ju mund të krijoni konfigurimin tuaj të përsosur të gjumit, i cili nga ana tjetër mund t’ju lejojë të flini më shumë dhe më thellë”.

“Gjumi është thelbësor për të mbështetur funksionin e shëndetshëm të trurit. Në fakt, mungesa e gjumit lidhet me sëmundjet e zemrës, sëmundjet e veshkave dhe presionin e lartë të gjakut. Pra, nëse metodat e gjumit mund të ndihmojnë në përmirësimin e gjumit, ne jemi të gjithë për t’i adoptuar ato”.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *