Jo shumë kohë më parë Microsoft dukej mjaft i vendosur lidhur me kërkesën për një çip TPM 2.0 në mënyrë që të ishte i mundur instalimi i Windows 11-ës.
Përmes një faqeje suporti kompania pranon se Windows 11-ta mund të instalohet në një pajisje që nuk plotëson këtë kriter por e fillon me një paralajmërim të qartë:
“Instalimi i Windows 11 në një pajisje që nuk plotëson kërkesat minimale të sistemit të Windows 11 nuk rekomandohet. Nëse Windows 11 është i instaluar në harduer të papërshtatshëm, duhet të jeni të pranoni rrezikun e problemeve të papajtueshmërisë.”
Rreziku për të cilin Microsoft flet është padyshim mundësia e dështimeve të sistemit apo mos-instalimi i përditësime kritike të sigurisë që duhet ta mbajnë kompjuterin të mbrojtur dhe sigurte përballë maluerëve, hakërreve dhe mashtruesve.
Më 12 Dhjetor Microsoft përditësoi faqen e suportit duke thënë se nuk mbështet as inkurajon instalimin e Windows 11-ës në sisteme që nuk plotësojnë kriteret:
“Nëse keni instaluar Windows 11 në një pajisje që nuk plotëson kërkesat e sistemit Windows 11, Microsoft rekomandon që të ktheheni menjëherë në Windows 10.”
/PCWorld Albanian