Categories RAJONI

VIDEO/ Panik në Selanik – “Sillni ministrin ose do hedh Gjykatën në erë”, arrestohet autori me lëndën plasëse dhe armë

Gjykata e Selanikut është vënë në alarm pasi një person u ngjit në shkallë dhe njoftoi se do të shpërthente një lëndë plasëse.

Mëngjesin e sotëm ai u ngjit shkallëve të gjykatave duke kërcënuar se do të aktivizonte pajisjen e improvizuar që mbante në duar, duke thirrur “Të hedh në erë, sill ministrin”.

Policia menjëherë ka ndërhyrë dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit dhe nuk dihet shkaku që ka çuar në këtë veprim.

Të arrestuarit në çantë i është gjetur një lëndë plasëse që në distancë deri në 3 metra mund të  shkaktonte dëme të mëdha.

Po ashtu atij i është gjetur edhe një armë, që sipas mediave greke nuk ishte lodër.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *