Prokuroria ka nisur hetim dhe kërkon nga gjykata që të shqiptohet masa e paraburgimit ndaj shkupjanit 24 vjeç, i cili u kap me substanca narkotike, përcjell TV21. Sipas Prokurorisë, i njëjti do të hetohet për shkelje të nenit 215, paragrafi 1 nga Kodi Penal.
“Më 16 dhjetor, zyrtarët policorë në rrugën “Arhimedova” në Shkup kanë ndalur për kontroll veturën me të cilën po transportohej i dyshuari dhe në atë moment kanë gjetur mbi 100 pako të ndryshme polietileni me drogë narkotike kokainë me një sasi të përgjithshme prej 161.29 gramëve. si dhe 25 pako të tjera me heroinë, me një sasi totale prej 44.01 gram. Personit në fjalë i është sekuestruar një peshore dixhitale me gjurmë kokaine dhe heroine, pesë celularë dhe para të gatshme, që dyshohet se vinin nga shitja e paligjshme e drogës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.