Categories VENDI

Drejtoria e Doganave në aksion, kapen shitësit ilegal të duhanit në Maqedoni

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se nga aksioni në rajonin e Manastirit dhe Resnjes janë sekuestruar 780 kilogramë duhan i prerë, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Doganave, duhani kap vlerën e 3,4 milionë denarëve, ndërsa sipas njoftimit, buxheti i shtetit është dëmtuar për 2,8 milionë denarë.

“Në aksion u kryen kontrolle në shtëpi dhe hapësira ndihmëse, ndërsa kontrolle janë kryer edhe në tregjet e qyteteve. Ndaj autorëve do të ketë përgjegjësi penale, ndërsa ndaj një personi do të parashtrohet kallëzim për kundërvajtje”, thonë nga Doganat.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *