Kalorësit templarë përveç shpatave dhe mburojave, kishin dhe një armë tjetër të forte, atë të sistemit financiar. Kalorësit Templarë ishin jo vetëm një rend fetar, të cilit bënin vetëm pelegrinazhe për në Lindjen e Mesme, por ishin dhe pionerët e parë të bankave në ‘Epokën Mesjetare’, në Evropë.
Ata krijuan një sistem të sofistikuar për transferimin e parave dhe nuk ishte nevoja, që në udhëtimet e tyre të gjata të merrnin shuma të mëdha parash me vete. Paratë mund të depozitoheshin në një degë Templare dhe klienti merrte një letër krediti, që kishte vlerë pasurie.
Në një kohë luftërash të shumta siç ishte ‘Epoka Mesjetare’, templarët garantonin sigurimin e parave, si dhe ishin kontribuesit të veçantë të mbretërve dhe fisnikëve, duke i ndihmuar në ndërtimin e kishave, financimin e luftrave dhe zhvillimin e projekteve të mëdha.
Templarët transferonin dhe të menxhonin pasuri shumë të mëdha, sidomos nga menaxhimi i pasurive të mbretërve evropian, ata merrnin privilegje të shumta si ekonomike ashtu dhe politike.