VMRO-DPMNE i bënë thirrje Prokurorisë Publike që të hapë hetime për keqpërdorimet e terapisë biologjike në Onkologji, që sipas tyre ka sjellë sistemin shëndetësor në prag të kolapsit. VMRO akuzon LSDM-në dhe BDI-në se po i mbrojnë shitësit me shumicë që keqpërdorin çmimet e larta dhe krijojnë mungesë artificiale të terapisë. VMRO kërkon hetim të gjithanshëm për të gjitha abuzimet dhe lidhjet e strukturave politike dhe të biznesit me kompanitë farmaceutike. Ndërsa nga LSDM thonë se nuk është normale që qeveria të blejë aeroplan ndërsa të presë donacione për ilaçet e Onkologjisë. Ata i bëjnë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit të Sigurimeve Shëndetësore që urgjentisht të marrin masa për të ofruar terapinë e nevojshme për të gjithë pacientët. /Alsat.mk
Categories
VENDI