Në Rusi kanë thënë se janë të hapur për të negociuar çarmatimin nga armët bërthamore.
Moska do të angazhohet me Washingtonin, por vetëm nëse përfshihen edhe arsenalet bërthamore të Britanisë dhe të Francës, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Kjo vjen pas deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili tha se do që të punojë drejt reduktimit të armëve bërthamore. Trumpi sugjeroi se Rusia dhe Kina mund po ashtu të mbështesin zvogëlimin në numër të armëve të tyre.
Duke iu përgjigjur Trumpit, Peskov theksoi se rusët janë të interesuar në fillimin e procesit të negociatave “sa më shpejt të jetë e mundur”.
“Në situatën aktuale, të gjitha kapacitetet bërthamore duhet të merren në konsideratë. Në veçanti, është e pamundur të mbahet një diskutim pa marrë në konsideratë kapacitetet bërthamore të Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Realitetet aktuale e bëjnë të domosdoshme”, ka thënë ai.