Presidenti i ri i SHBA, Donald Trump, do të reduktojë në mënyrë drastike numrin e emigrantëve të paligjshëm në SHBA. Dëbimet e para kanë ndodhur. Për të përshkruar këtë veprim, Caroline Leavitt përdori superlativa.
Disa ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump mori detyrën, autoritetet amerikane arrestuan më shumë se 530 emigrantë të paligjshëm dhe “deportuan qindra prej tyre”. Kjo u njoftua nga zëdhënësja e Trumpit, Caroline Leavitt për shërbimin online X. Administrata Trump ka arrestuar “538 emigrantë të paligjshëm” dhe “qindra” prej tyre janë dëbuar me avionët e ushtrisë. “Dëbimi masiv më i madh në histori është duke u zhvilluar,” vazhdoi Leavitt.