Nga Drejtoria e Doganave kanë publikuar raportin e fundit në lidhje me sekuestrimet që janë bërë së fundmi nga doganierët, përcjell TV21. Nga Dogana thonë se është parandaluar kontrabanda e çantave me vlerë, që dy shoqe tentuan ta bëjnë, në marrëveshje me një stilist nga Maqedonia.
“Dy shoqe të cilat udhëtonin me një fluturim nga Parisi, në marrëveshje me një stilist nga Maqedonia, me banim në Francë, tentuan të kontrabandojnë në vend 16 çanta luksoze të markës Loewe, në vlerë të përgjithshme prej 3,1 milionë denarëve”, thonë nga Drejtoria e Doganave.