Categories VENDI

Aksident tragjik në Shkup, ndërron jetë një 22-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur mbrëmë në kryeqytet. Aksidenti ka ndodhur në bulevardin “Aradhat Partizane”, ku ka mbetur i vdekur një person.

Sipas informacioneve të MPB-së, në aksident ka humbur jetën një vajzë 22-vjeçare.

Drejtuesi i makinës është arrestuar dhe ndaj tij do të ngrihet padi.

“Me datë 29.01.2025 në ora 23:43, në SPB Shkup është raportuar se automjeti i pasagjerëve “Peugeot 207” me targa të Shkupit, i drejtuar nga V.J F.K (22) nga Shkupi, ka goditur këmbësorin F.K (22) nga Shkupi. Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë”.

“Në vendin e ngjarjes kanë bërë këqyrje të ekipit hetimor nga SPB Shkup dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion. Shoferi V.J. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet kallëzim përkatës”, njofton MPB.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *