Categories VENDI

Draft koncepti për shkollat e mesme, Janevska: Vërejtjet i marrim shumë seriozisht

Ankesat e Fakultetit Filozofik i UKM, se draft koncepti për arsim të mesëm zvogëlon përmbajtjen e disa lëndëve të shkencave shoqërore, ministrja e ArsimitVesna Janevska thotë se I marrin shumë seriozisht. Ajo bëri të ditur se do të bëhet draft teksti më i mirë I mundshëm i konceptit, duke theksuar se versioni aktual mund të modifikohet.

“Sigurisht që mund (afati) të vazhdohet, sigurisht që ne i marrim shumë seriozisht të gjitha deklaratat e bëra nga të gjitha fakultetet, megjithëse bëhet fjalë kryesisht për Fakultetin Filozofik. E kam thënë tashmë një herë se ky është një projekt-koncept dhe mund të pësojë ndryshime. Ne vazhdojmë edhe më tutje, deri më tani kjo ka qenë përmes rrugës elektronike, digjitale, do të shkojmë pak më tutje në terren dhe sigurisht do të vazhdojmë të punojmë në përmirësimin e saj”, tha ministrja Janevska.

Sipas Janevskës reformat nisën për shkak se arsimi i mesëm, “për më shumë se dy dekada nuk i është nënshtruar reformave thelbësore, gjë që e ka sjellë atë në një gjendje të pamjaftueshme. Sot është afati i fundit për dërgimin e komenteve për draft-konceptin për reforma në arsimin e mesëm pasi është publikuar në faqen e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit. Janevska bëri të ditur se afati edhe mund të vazhdohet. Dy javë më pare Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Byroja për Zhvillimin e Arsimit njoftoi se është përgatitur draft koncepti për reformat në arsimin e mesëm. Ata ftuan mësuesit, nxënësit, prindërit, ekspertët dhe të gjithë të interesuarit që të japin mendimet, sugjerimet dhe vërejtjet e tyre. /tvklan.mk/

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *