Sipas të dhënave të Eurostat, çmimi i bukës në vendet evropiane është rritur ndjeshëm në pesë vitet e fundit.
Në vend të parë për rritjen e çmimit të bukës është Hungaria, ku çmimi i bukës është rritur me 113%.
Pason Polonia me rritje prej 75 për qind dhe në vendin e tretë është Maqedonia, ku është shënuar rritje prej 65 për qind në çmimin e bukës.
Ndër vendet me rritjen më të madhe të çmimit të bukës janë Sllovakia (62%), Rumania (55%) dhe më pas vendet baltike.
Në vendet fqinje ka pasur rritje të çmimeve prej 33% në Greqi, 30% në Shqipëri, 45% në Kosovë dhe 54% në Bullgari. Në Serbi është shënuar rritje prej 39% në prodhimin e bukës në pesë vitet e fundit.