Categories VENDI

Mblidhet Këshilli Socio-Ekonomik, do të shqyrtoj mundësinë e rritjes së pagës minimale

Mblidhet Këshilli Socio-Ekonomik për të shqyrtuar mundësinë e rritjes së pagës minimale. Sipas paralajmërimeve në mbledhje do të diskutohet kërkesa i sindikatave, të cilat theksojnë nevojën reale për rritjen e pagës minimale. Në tryezë të përbashkët do të ulen punëdhënësit, sindikatat dhe Qeveria. Momentalisht paga minimale është në vlerën e 22 567 denarëve, ndërsa synohet të arrijë në 450 euro. Kohë më parë kryeministri deklaroi se Qeveria mbështet çdo marrëveshje që do të arrihet mes punëdhënësve dhe sindikatave.

Sindikatat kërkojnë që paga minimale të rritet në 450 euro, ndërsa një pjesë e sektorit të biznesit u deklarua se do ta mbështesë një propozim të tillë por nëse ulen kontributet. /Alsat.mk

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *