Gjatë natës dhe nesër për shkak të paraqitjes së masës më të ftoftë ajrore do të ketë paraqitje të borës së dobët, ndërsa deri të mërkurën do të jetë prezent era e fuqishme e cila përsëri do të përforcohet, paralajmërojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Nesër temperatura maksimale do të lëvizë në interval prej 1 deri 10 gradë, ndërsa ajo minimale prej -5 deri 2 gradë.
Sipas parashikimit të DPHM-së, të mërkurën dhe të enjten moti do të jetë i qëndrueshëm, ndërsa të premten dhe në fillim të fundjavës diku do të ketë paraqitje të shiut, në male diku do të bjerë borë. Temperaturat e mëngjesit deri në fund të javës së punës do të bien.