Categories VENDI

MPB zbardh rastin e kërcënimeve me bomba në shkolla, e-mailet janë dërguar nga dy të mitur

Sektori për luftimin e terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në kuadër të Departamentit për luftimin e krimit të organizuar dhe krimit të rëndë do të dorëzojë raport në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në bazë të të cilit dy të mitur 14-vjeçarë nga Shkupi do të raportohen për rastin e kërcënimeve me bomba nëpër disa shkolla.

“Konkretisht, me datë 19.02.2025, të miturit nga celulari i njërit prej të tyre kanë dërguar email me përmbajtje kërcënuese për vendosjen e bombës në dy shkolla (një fillore dhe një të mesme) në Shkup. Gjithashtu, me datë 21.02.2025, nga celulari i të miturit tjetër është dërguar email me përmbajtje kërcënuese për vendosjen e bombës në dy shkolla (një fillore dhe një të mesme) në Shkup”.

“Njësia për zbulimin dhe demontimin e lëndëve plasëse dhe mjeteve ka kryer inspektim antiterrorist në të gjitha shkollat ​​që kanë marrë mesazh, por nuk janë gjetur mjete shpërthyese dhe është konstatuar se bëhet fjalë për raport të rremë për mjete shpërthyese të vendosura”.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *