Categories BOTA

Zelensky – Rusisë: Nëse do bisedime, ndalo së na sulmuari

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka thënë Rusisë së nëse do bisedime për paqe, duhet t’i ndalë sulmet me raketa balistike mbi Ukrainën. 

Zelensky ka thënë të hënën se në javën e kaluar më shumë se 1,000 dronë sulmues, pothuajse 1,300 bomba, dhe më shumë se 20 raketa janë lëshuar në Ukrainë. 

Këto deklarata presidenti ukrainas i ka bërë pas një jave intensive diplomacie në SHBA dhe Evropë, e cila përfshin një qortim të ashpër nga presidenti amerikan, Donald Trump, dhe zëvendësi i tij, JD Vance, në Zyrën Ovale të premten. 

Rusia ka reaguar duke akuzuar Zelenskyn për “mungesë totale të aftësisë diplomatike”.

Kremlini po ashtu ka thënë se kjo është një shenjë e “fragmentimit të Perëndimit”. 

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *