Categories SPORT

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Sulmuesi brazilian, Vinicius Junior ka bërë të ditur kërkesat e tij për paga për rinovimin e kontratës me Real Madridin.

Marrëveshja aktuale e anësorit 24-vjeçar zgjat deri në verën e vitit 2027 dhe negociatat mes lojtarit dhe klubit do të rifillojnë në verë pas përfundimit të sezonit.

Kontrata e tij aktuale, e nënshkruar në vitin 2022, i garanton atij 75 milionë euro pas taksave gjatë kohëzgjatjes së saj, mesatarisht 15 milionë euro në vit, me rritje vjetore.

Kontrata përfshin gjithashtu edhe bonuse për shpërblime personale.

Sipas gazetës AS, pas fitimit të çmimit FIFA The Best, braziliani mori një bonus prej 2 milionë eurosh dhe një bonus i ngjashëm është në fuqi nëse ai fiton Topin e Artë.

Aktualisht, Vinicius fiton mesatarisht 15 milionë euro në vit, që është e njëjtë me Kylian Mbappe.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *