
Një zjarr ka shpërthyer sonte në një objekt brenda Çarshisë së Shkupit. Ekipet zjarrfikëse kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për ta vënë situatën nën kontroll.
Për momentin nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Autoritetet pritet të japin më shumë informacione në orët në vijim./ina-online.net/









