Categories VENDI

Qytetarët po trafikohen për punë, pjesa më e madhe janë gra dhe fëmijë

Mbi 1 mijë qytetarë në vend janë pjesë e trafikimin për punë dhe shfrytëzimit për punë, ndërsa fakt më i dhimbshëm është ajo që nga ky numër, pjesa më e madhe janë fëmijë apo gra që shfrytëzohen për punë. Sipas konfederatës së biznesit në vend, aktivitetet e shfrytëzimit të punës, janë më të shpeshta në sferën e bujqësisë, ndërtimtarisë, turizmit dhe shërbimeve të hotelerisë. Pos shtetasve të Maqedonisë, në vend ka edhe punëtorë të huaj të cilët trafikohen

“Kemi të dhëna se shfrytëzimi për punë në vend por edhe në rajon ka marrë hov dhe nga të dhënat e fundit mund të themi se qytetarë tonë punojnë në diasporë dhe janë pjesë e shfrytëzimit për punë, por gjithashtu këto të dhëna tregon se qytetarë të vendit janë të shfrytëzuar për punë edhe në vendin tonë por me bashkëpunëtoret në MPB, arritëm në të dhëna se edhe shtetas të huaj, pavarësisht lejes së tyre për punë, edhe më tej janë viktimë e shfrytëzimit për punë”, tha Mile Boshkov, Konfederata e Biznesit të Maqedonisë së Veriut.

Lidhur me rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me trafikimin e punës dhe shfrytëzimin e punës, Konfederata e Biznesit, me mbështetjen e BE-së dhe Këshillit të Evropës, nisën sot një fushatë me studentët për të informuar lidhur me këtë dukuri.

“Mendoj se ngjarje të këtilla, ku shkenca, biznesi, institucionet, sindikatat, punëdhënësit së bashku do të bashkëpunojnë është gjë e mirë sepse nga njëra anë biznesi merr informacione që t’i detektoje problemet sa i përket shfrytëzimit për punë dhe nga ana tjetër studentët marrin dituri të caktuara me atë se çfarë ndodhë në pazarin e punës dhe keqpërdorimit të punës cilat janë arsyet dhe pasojat”, deklaroi Lazar Jovevski, profesor i së drejtës së punës.

Iniciativa për ndërgjegjësimin e quajtur “Ndoshta je i përfshirë në shfrytëzimin e punës”, qëllimi kryesor e ka parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore me qëllim të shfrytëzimit për punë. /Alsat.mk

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *