Categories BOTA

1000 ditë luftë në Ukrainë, Zelensky në front të luftës: Po i mbajmë pozicionet tona

Të martën është shënuar dita e 1000-të e luftës në Ukrainë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se trupat ruse po vazhdojnë t’i terrorizojnë rajonet kufitare, ku gjatë natës të së martën pati shkatërrime masive në Hlukhiv, duke u regjistruar disa viktima.

Një ditë më parë, Zelensky doli në frontet e luftës në Pokrovsk, duke u shprehur se rreshterët e ushtrisë janë shtyllë kurrizore e mbrojtjes ndaj agresionit rus.

“Rreshterët janë shtyllë kurrizore e ushtrisë sonë, thelbësore për punën efektive të oficerëve dhe njësive të tjera. U jam mirënjohës rreshterëve që udhëheqin me shembull dhe frymëzojnë ushtarët tanë. Forca e ushtrisë sonë ukrainase qëndron tek njerëzit e saj – ata që shërbejnë me përkushtim, dhe qëndrueshmëri të palëkundur”, ka thënë Zelensky në një videomesazh pranë fronteve.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *