Categories VENDI

Ndahet nga jeta në moshën 113-vjeçare njeriu më i vjetër në botë

Britaniku John Tinniswood, i cili u bë njeriu më i vjetër në botë në prill, vdiq të hënën në moshën 113-vjeçare në Angli, njoftoi familja e tij dhe Libri i Rekordeve Guinness.

Tinniswood, i lindur në Liverpool më 26 gusht 1912, vdiq në një shtëpi pleqsh në Southport, në Anglinë veriperëndimore.

Ai vdiq “i rrethuar nga muzika dhe dashuria”, sipas një deklarate nga familja e tij.

“John i pëlqente gjithmonë të falënderonte, kështu që në emër të tij falenderojmë të gjithë ata që u kujdesën për të gjatë viteve”, shtoi familja e tij.

Tinniswood lë pas një vajzë, katër nipër e mbesa dhe tre stërnipër.

Në prill, ai u shpall zyrtarisht njeriu më i vjetër në botë në Librin e Rekordeve Guinness pas vdekjes së Venezuelianit Juan Vicente Perez në moshën 114 vjeçare.

Tinniswood nuk ndoqi ndonjë dietë të veçantë, përveç një porcioni me peshk dhe patate çdo të premte, dhe jetonte si gjithë të tjerët në shtëpinë e të moshuarve.

Ai ishte një tifoz i Liverpool Reds, dhe gjatë vitit ai tha se jetëgjatësia e tij ishte thjesht “fat”, megjithëse ai mbrojti moderimin për të qëndruar i shëndetshëm.

Tinniswood, i lindur në vitin kur Titaniku u mbyt, ishte një kontabilist në forcat e armatosura britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore, më pas punoi për gjigantët e naftës Shell dhe BP.

Gruaja më e vjetër në botë është aktualisht, sipas Librit të Rekordeve Guinness, japonezja Tomiko Itooka, e cila është 116 vjeç./abcnews.al

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *