Categories BOTA

Gjermanët po përgatiten për luftë: Ftojmë qytetarët t’i kthejnë bodrumet e tyre në bunkerë!

Ky njoftim i Ministrisë së Brendshme erdhi në momentin e përshkallëzimit të luftës në Ukrainë, pasi SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca i lejuan Ukrainës të synonte objektivat në Rusi me raketa perëndimore.

Në listë do të përfshihen edhe stacione hekurudhore nëntokësore, vendparkime nëntokësore, ndërtesa shtetërore dhe prona private – tha zëdhënësi i MPB-së, shkruan Indeksonline.

Ministria tha se do të përpilojë një listë digjitale të bunkerëve dhe strehimoreve emergjente që qytetarët gjermanë do të mund të gjejnë në një
aplikacion telefonik.

Lista do të bëhet nga ministria dhe zyra për mbrojtjen civile dhe ndihmën ndaj fatkeqësive.

Gjermania aktualisht ka 579 bunkerë. Shumica e tyre u ndërtuan gjatë Rajhut të Tretë dhe Luftës së Ftohtë, kur vendi me 84 milionë banorë u nda midis NATO-s dhe Paktit të Varshavës. Rreth 480.000 njerëz vendosen në 579 bunkerë./Indeksonline/

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *