Categories VENDI

Aktakuzë ndaj një personi nga Shkupi, shfrytëzoi tokën shtetërore për parking privat

Pas zhvillimit të procedurës paraprake, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë ndaj një personi fizik dhe një personi juridik për veprën penale “uzurpim i patundshmërive”.

“I akuzuari 47-vjeçar, pronar dhe menaxher i personit juridik të kallëzuar, ka marrë në posedim pronën e dikujt tjetër – tokën prapa Shtëpisë së Shëndetit Publik në Shkup – Poliklinika Bitpazar. I akuzuari ka shfrytëzuar tokën shtetërore si vend parkimi të improvizuar duke ka vendosur një rampë dhe një pikë grumbullimi dhe ka angazhuar një person për inkasimin me çmim prej 50 denarë për 90 minuta shfrytëzim…”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *