Categories VENDI

“Superman Challenge”, ‘Tiktok-u’ shtron në spital në Shkup 11 fëmijë, më i vogli 10-vjeç!

“Trendi më i ri i quajtur “Superman Challange”, në rrjetin social “Tiktok” ka shkaktuar lëndime tek shumë të rinj. Nga kjo sfidë mbi 10 të rinj kanë përfunduar në spital ndërsa disa prej tyre me fraktura të thyera.”

Deri dje, njëmbëdhjetë të rinj kanë përfunduar në spitalin “Shën Naumi i Ohrid” në Shkup nga kjo sfidë ndërsa më i riu është vetëm 10 vjeçar.

Sipas sfidës, të rinjtë kërcejë me një krah të shtrirë duke imituar personazhin “Superman” mbi duart e një grupi fëmijësh tjerë të cilët më pas e hedhin në ajër.

Sipas mjekëve, sfida të tilla janë shumë të rrezikshme ndërsa lëndimet fizike mund të sjellin pasoja shumë të rënda për shëndetin e të rinjve. Por kjo nuk përfundon vetëm me lëndimet fizike. Sipas psikologëve, pas videove të publikuar në rrjetet sociale fillon edhe rreziku i bullizmit kibernetik të cilat sjellin edhe pasoja psikologjike.

“Këto video incizime mbeten gjatë në rrjetet sociale dhe që mund të shfrytëzohen dhe keqpërdorën nga fëmijët dhe adoleshentet tjerë dhe kështu futet edhe në një problematikë tjetër, ku vjen në pah edhe bullizmi kibernetik i cili nuk është i lehtë për tu trajtuar ose menaxhuar nga vetë fëmijët. Këto probleme sjellin edhe një zinxhir problemesh të cilat nëse nuk ndërmerren masa në kohë efektet negative dhe pasojat në shëndetin e tyre mental mund të jenë më të rënda”, tha Hatixhe Sefa – Psikologe.

Sfida të ngjashme kishte edhe në të kaluarën të cilat i pësojnë më së shumti adoleshentët dhe fëmijët të cilët shfrytëzojnë rrjetet sociale pa mbikëqyrjen e prindërve.

Sipas Linda Vejseli Mustafa, psikologe në Entin për Shëndet mental, sfidat e këtilla mund të llogariten edhe si varësi dhe të rinjtë për tu kyçur në shoqëri i pranojnë këto lloj sfidash të cilat mund të kenë pasoja tek të rinjtë.

Psikologët apelojnë prindërit që sa më shumë të ndajnë kohë për fëmijët e tyre dhe tu kushtojnë rëndësi pjesës së shfrytëzimit të teknologjisë dhe rrjeteve sociale ku mund të bien edhe pre e këtyre sfidave të cilat përveç lëndimeve fizike mund të sjellin edhe pasoja në shëndetin mental tek të rinjtë.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *