Categories VENDI

Sindikatat kërkojnë rritje të pagës minimale në 450 euro

Qeveria do të pranojë gjithçka që do të merren vesh punëdhënësit dhe punëtorët lidhur me rritjen e pagës minimale. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se në seancën e këshillit ekonomiko-social, ku do të duhej të diskutohej për këtë çështje, deri në momentin që ai ishte aty, nuk arriti në rend dite pika ku sindikalistët kërkojnë rritje të minimales në 450 euro.

“Punëdhënësit dhe punëtorët duhet të merren vesh për pagën minimale. Sepse ne si Qeveri jemi në një pozicion më ndryshe edhe nga njëra edhe nga pala tjetër. Kushtimisht, nëse shohim në aspekt të buxhetit qendror, sa më e madhe të jetë paga minimale aq më shumë të ardhura do të kemi në Buxhet. Por nuk dëshirojmë të përzihemi, Do t’i lëmë ato dy palë dhe punëdhënësit edhe punëtorët që të merren vesh lidhur me atë që mund ta pranojnë të dyja palët”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.

Në buxhetin e vitit të ardhshëm janë paraparë mjete për harmonizimin e pagave, por sipas Mickoskit, nëse sillet vendim për rritjen e pagës minimale, mjetet do të sigurohen përmes rishikimit të buxhetit. Ndërsa kreu i LSM, Sllobodan Trendafillov, përpara seancës së këshillit ekonomiko-social, tha se në buxhetin e vitit të ardhshëm që ndodhet procedurë kuvendore, ka para për rritjen e pagave, përfshirë edhe atë minimale, për të cilën kërkojnë që të rritet në mbi 450 euro.

“Paga minimale jo vetëm 450 euro por edhe më shumë është kërkesa e punonjësve të shpalosur përmes Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë. Mendoj se të gjithë aktorët në shtet do të pajtohen se nevojitet rritja e pagave. Shpresojmë se argumentet që I kemi veçanërisht për prishjen e standardit jetësor me rritjen e vazhdueshme të shportës sindikale që nga fillimi I vitit deri tani është rritur për më shumë se 4 800 denarë, duhet të jenë motiv I mjaftueshëm për rritjen e pagës minimale”, u shpreh Sllobodan Trendafillov, Lidhja e sindikatave të Maqedoni .

Trendafillov tha se në buxhet pas një kohe të gjatë janë paraparë mjete për rritjen e pagave për më shumë se 10 për qind. /Alsat.mk

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *