Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka njoftuar se është zyrtarizuar marrëveshja për rritjen e pagave të punonjësve shëndetësor që siç tha, marrëveshja kolektive përfshin të gjitha profilet e punonjësve shëndetësorë. Taravari tha se janë bërë korrigjime në koeficiente por gjithashtu, tha se është bërë edhe rregullimi i titujve sipas ligjit për kujdes shëndetësor.
“Po rrisim pagat e punonjësve shëndetësorë me nënshkrimin e aneksit të Marrëveshjes Kolektive për veprimtarinë shëndetësore.
Për punonjësit shëndetësorë me arsim të mesëm, rritje prej 5.681 denarësh bruto.
Është bërë korrigjimi i koeficientëve të kompleksitetit për të gjithë punonjësit shëndetësorë, që në bruto është 3.636 denarë.
Falënderime për sindikatat për bashkëpunimin e shkëlqyer deri më tani dhe propozimet konstruktive për përmirësimin e veprimtarisë shëndetësore”, ka deklaruar Taravari.
Categories
VENDI