Ariel Cohen, Meteorolog i ngarkuar në Shërbimin Kombëtar të Motit në Los Angeles, ka treguar se çfarë duhet bërë kur kemi të bëjmë me kërcënime zjarri.
Ai e përshkruan këtë si “një nga shpërthimet më të rënda të zjarrit në histori”, transmeton klankosova.tv.
Duke folur për erërat e forta që kanë ndezur zjarrin gjatë natës, Cohen thotë se kjo është “stuhia më shkatërruese e erës që kemi parë në dekada”.
”Po flasim për erëra me shpejtësi 80-100 mph (128-160 km/h) që po përhapin zjarret në të gjithë zonën e Los Anxhelosit duke krijuar një katastrofë”, thotë ai.
“Unë po ju lutem të gjithëve, nëse merrni atë urdhër evakuimi, merreni seriozisht, jeta juaj varet nga kjo”, shton ai.
Cohen sipas bbc, vazhdon duke thënë se aktualisht nuk parashikohet reshje shiu dhe se erërat me fuqinë e tyre aktuale do të vazhdojnë edhe për disa orë të tjera, ndërsa erërat më vonë gjatë ditës do të mbeten “mjaft të forta, madje edhe të dëmshme”./klankosova.tv/