Categories VENDI

Shteti duhet t’ua kthejë 156 kompanive 50 milionë €, Mickoski: Kanë të drejtë të kërkojnë kamatë për vonesën

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se vendimi i Kushtetuese për shfuqizimin e Ligjit për Tatimin e Solidaritetit është përfundimtar dhe duhet të respektohet, shkruan TV21. Mickoski thotë se për vendimin e qeverisë paraprake kishte paralajmëruar që kur ishte në opozitë, shton se 156 kompani kanë të drejtë të kërkojnë edhe kamatë për 49,2 milionë euro që tani ua ka borxh shteti, ndërkaq premton se do të gjejnë zgjidhje për këtë çështje.

“Personalisht i kam shikuar në sy dhe u kam thënë se dikush një ditë do ta kthejë këtë rebelim. Ja, erdhi dita kur ju duhet ta ktheni. Ata do të paketohen dhe do të shkojnë prej nga kanë ardhur, ju do të duhet ta ktheni. Tani në vend të 50 milionëve për diçka tjetër, s’është e rëndësishme. Ne duhet t’i kthejmë tekat e dikujt që ka bërë gabim. Gjithçka që thatë, ashtu është. Kanë të drejtë njerëzit të kërkojnë kamatë për vonesën, kanë të drejtë për gjithçka. S’është diçka e çuditshme ose jo e vërtet. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është përfundimtare, nuk do ta komentoj, patjetër të respektohet. Do të bëjmë përcaktimin e atyre kompanive, do t’i qasemi ndaras të gjithëve një nga një dhe do të gjejmë zgjidhje, si për gjithçka që gjejmë zgjidhje, do të gjejmë zgjidhje edhe për këtë”, deklaroi Mickoski./tv21.tv

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *