Categories VENDI

Qytetarët në Shkup bojkotojnë marketet — thonë më mirë një javë pa bukë, se varfëri të përditshme

“Të premten e kaluar, pas bojkotit, neper markete qarkullimi ditor u ul për gati 50 %, ndërsa qytetarët me bojkotin e ditës së sotme, shpresojnë që të kenë një rezultat edhe më të mirë nga ai i kaluari. Këtë të premte, e kanë quajtur si “E premtja e zezë për marketet”, raportojnë nga Alsat. 

Qytetarët thonë se mesazhi do të dërgohet përsëri për rritjen e vazhdueshme të çmimeve të produkteve, sidomos të atyre bazë dhe shtojnë se nëse ka nevojë, më mirë të durojnë një javë pa ushqim se sa të jenë të uritur çdo ditë.

“A i bojkotoni marketet sot? Po, i bojkotoj dhe duhet i gjithë populli të bojkotoj. Me datë 31 janar, a bojkotuat? Po. Dhe duhet i gjithë populli të bojkotoj. Janë shumë çmimet e larta. Qeveria duhet të merr masa por momentalisht nuk merr asgjë. Pension kam 200 euro, e me 200 euro le të vijë ndonjë qeveritarë të jetoje”, tha një qytetar.

“Marketet ushqimore po do i bojkotojmë. A do të dërgohet porosia me bojkotin e sotëm? Nuk e di a do të dërgohet por përsëri e përkrahim”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Duhet të sillen ligje të mira, nëse kemi ligje të mira nuk mund të ia bëjmë këtë njëri tjetrit. Kam jetuar 20 vite në Itali dhe nëse atje rritet 10 % të gjithë ankohen ndërsa tek ne heshtin. Sot nuk blejmë asgjë, kemi nga dje ushqime dhe atë do të hamë. Nëse duhet më mirë të durojmë një javë se sa të jemi të uritur çdo ditë’, deklaroi një qytetar.

Bojkoti i marketeve tek ne filloi pas nismës në rrjetet sociale, duke ndjekur shembullin e vendeve të rajonit. Bojkoti i parë ishte një javë më herët, më 31 janar ndërsa sipas Drejtorisë së të Ardhura Publike, gjatë ditës kur qytetarët bojkotuan blerjen në markete në shenjë revolte, të dhënat treguan se tetë zinxhirët më të mëdhenj të marketeve në vend kanë pasur rënie të qarkullimit të përgjithshëm për 46,59%. 

Një ditë më parë ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, tha se Inspektorati Shtetëror i Tregut, vazhdon të jetë në terren dhe deri në fund të kësaj jave duhet të përfundojnë kontrollet gjashtëmujore që mbulojnë distributorët, furnizuesit, prodhuesit dhe tregtarët. Të hënën pritet që nga Ministria e Ekonomisë të njoftojë se çfarë masash do të marr Qeveria për çmimet. 

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *