
Ka ndërruar jetë Vllado Georgiev apo i njohur si Igor Jug, njëri prej të dënuarve për ngjarjen e 27 prillit 2017 në Kuvend. Ai ndërroi jetë në shtëpi, pasi ishte liruar për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore. Igor Jug ishte i dënuar me 12 vite burg për ngjarjet e përgjakshme në sulmet në Kuvend, ndërsa në burg ka qëndruar tetë vite. Periudhën e fundit flitej se ka kërkuar përsëritje të procedurës penale, duke pohuar se aktvendimet janë të padrejta, gjegjësisht se as ai e as sulmuesit e tjerë në Kuvend, nuk janë terroristë. Megjithatë nga Gjykata Penale përgënjeshtrojnë. Thonë se deri në Gjykatë nuk ka arritur asnjë kërkesë për përsëritje të procedurës. /Alsat.mk