“Sëmundja doli më e fortë”- Agron Llakaj reagon pas humbjes së bashkëshortes: Ishte shtylla e shtëpisë! Të bësh humor me thikën në zemër është…

Aktori i humorit Agron Llakaj ka reaguar për humbjen e bashkëshortes së tij Kostandina, e cila nuk ia doli të fitonte betejën e sëmundjen e rëndë, me të cilën luftoi për dy vite.

Llakaj, teksa u shpreh njerëzve falendertime për mesazhet ngushëlluese, tha se Kostandina në këto dy vite kishte treguar se ishte jo vetëm shtylla e shtëpisë, por dhe njeriu me karakterin më të fortë.

Ai tregon se bashkëshortja e tij ishte motivi që të vazhdonte të bënte humor dhe pse kishte “thikë në zemër”.

“Pas gjithë kësaj beteje, ne e pranuam humbjen, sëmundja doli më e fortë. Ajo çka Konstandina la mbrapa unë shpresoj që fëmijët e mi ta trashëgojnë, dashurinë e madhe njerëzore, respektin”, shprehet ndër të tjera aktori i humorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *