SPËRKATJE ME AEROPLAN KUNDËR MUSHKONJAVE NË SHKUP MË 12 DHE 13 KORRIK

Qyteti i Shkupit kumtoi se më 12 dhe 13 korrik (e premte dhe e shtunë) në orët e hershme të mëngjesit do të realizohet dezinsektimi me aeroplan në rajonin e qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave.

Nëse koha nuk e lejon kryerjen e dezinsektimit, do të spërkatet ditën e parë të ardhshme, kur të bëhen të volitshme kushtet e motit, në terminin e njëjtë.

Autoritetet e qytetit apelojnë që bletarët me kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *