
Kombëtarja shqiptare e vajzave do të nisë fushatën e saj në Nations League më 21 shkurt ndaj Ukrainës. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës në ora 18:00.
Katër ditë më vonë, më 25 shkurt skuadra kuqezi do të përballet me Çekinë në transfertë.Trajneri Grima do të bëjë publike listën e lojtareve të grumbulluara në ditët në vijim.
Ndërkohë, skuadra ka zhvilluar një fazë përgatitore në Ulqin, ku stafi ka punuar për përmirësimin e gjendjes fizike dhe aspekteve taktike.
Shqipëria është pjesë e grupit B4 së bashku me Çekinë, Kroacinë dhe Ukrainën.