Vendi në fazë portokalli nga temperaturat e larta – Qeveria rekomandoi që nga puna të lirohen disa kategori

Prej sot e deri në mes të javës së ardhshme shumë vende në shtet do të jenë në fazën portokalli të rrezikut nga temperatura të larta. Sipas rekomandimeve të cilat i miratoi dje Qeveria në mbledhje onllajn, nga puna duhet të lirohen gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjet.

Punëdhënësve u rekomandohet që t’i riorganizojnë aktivitetet e punës që të shmanget kryerja e aktiviteteve ndërtimore dhe aktivitete të tjera fizike në vende të hapura në periudhë prej orës 11 deri në orën 17, ndërsa në kopshtet e fëmijëve të mos organizojnë aktivitete në vende të hapura në periudhën prej orës 11 deri në orën 17.

“Qeveria u rekomandon njësive të vetëqeverisjes lokale, Kryqit të Kuq dhe qendrave për punë sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit që t’u ofrojnë ndihmë personave të vetmuar, të moshuar, të pafuqishëm dhe të pastrehë, dhe duke pasur parasysh se disa procese të rrezikshme të prodhimit dhe teknologjisë mund të paraqesin një rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, rikujtohen punëdhënësit për detyrimin e respektimit të rregulloreve ligjore në këtë fushë”, informuan dje nga Qeveria.

Nga Instituti i Shëndetit Publik rekomandojnë që qytetarët në këto temperatura ekstreme të larta këto ditë me vete të mbajnë shishe me ujë, të veshin rroba të lehta, të ndritshme dhe komode, të bëjnë dush me ujë më të freskët dhe të vakët kur ndjejnë se kanë nxehtë, të mbajnë kapelë ose ombrellë për mbrojtje, të flenë mjaftueshëm, të hanë pemë dhe sallata, të shmangen alkooli, kafeja, çaji, si dhe ushqimi i nxehtë, me mëlmesa dhe me kripë për shkak të rrezikut nga dehidrimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *