urqia ka ngritur alarmin në lidhje me konsumimin e alkoolit të falsifikuar, që ka shkaktuar deri në 37 viktima deri më tani. po kthehet në burim kryesor helmimi në vend
Sipas mediave vendase, që nga 1 nëntori, 73 persona janë shtruar në spitalet e Stambollit me dyshimin se janë helmuar nga alkooli i falsifikuar. Pas rasteve të vdekjeve, inspektimet e ekipeve të policisë vijojnë pa pushim. Në punën e kryer për kapjen e atyre që furnizojnë alkool fals dhe shkaktojnë helmim, janë marrë masa ndaj 85 personave. Alkooli i ndotur me metanol mendohet të jetë shkaku i vdekjeve pasi metanoli është një substancë toksike që mund t’i shtohet pijeve për të rritur fuqinë e tij, por që mund të shkaktojë verbim e dëmtim të mëlçisë.
Helmimet nga alkooli i falsifikuar janë mjaft të zakonshme në Turqi, ku prodhimi privat ka shpërthyer pasi autoritetet kanë rritur taksat për pijet alkoolike.
Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, njoftoi gjithashtu në platformën X detaje mbi operacionin e zgjeruar kundër prodhuesve të alkoolit toksik. Ai tha se, përveç ndalimit të 85 personave, janë konfiskuar 40,388 litra alkool të falsifikuar dhe alkool etilik gjatë 10 ditëve të fundit nga xhandarmëria Ekipet inspektuan 102 vende pune dhe vendosën një gjobë totale prej 2 milionë e 662 mijë e 52 lira turke për 32 biznese.
Qeveria turke vendosi një rritje të ndjeshme të Takës Speciale të Konsumit për këto produkte në fillim të vitit 2022, duke çuar në çmime më të larta. Shumë qytetarë në Turqi i konsiderojnë këto taksa si Paga minimale në Turqi është 17,000 lira (489 dollarë) në muaj. Por duke qenë se në supermarkete një litër raki kushton 37.20 dollarë, qytetarët drejtohen drejt produkteve të falsifikuara.