Një ligjvënës në Abkhazi, një rajon i shkëputur gjeorgjian i mbështetur nga Rusia, u qëllua për vdekje brenda ndërtesës së Parlamentit.
Sipas mediave të huaja, lajmin e bëri të ditur shërbimi për shtyp i Presidencës së rajonit.
Mësohet se ligjvënësi Vakhtang Golandzia vdiq nga plagët e marra në të shtënat në ndërtesën e Parlamentit, tha zyra e shtypit e Presidentit në detyrë, Badra Gunba, në një postim në Telegram.
Ndërkohë mësohet se një tjetër deputet mbeti i plagosur në krah.
Agjencia shtetërore e lajmeve Abkhaziane Apsnypress tha se ministria e brendshme kishte identifikuar një ligjvënës tjetër, Adgur Kharazia, si të dyshuar për të shtënat, dhe se ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Kujtojmë se Abkhazia u shkëput nga kontrolli i Gjeorgjisë në një luftë pas rënies së Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve 1990.