Shkupi edhe sot është në vendin e dhjetë qyteteve më të ndotura në botë dhe ndodhet në një listë me qytetet Delhi-Indi, Lahore-Pakistan, Akra-Gana, Bagdad-Irak, Kabul-Afganistan, Dhaka-Bangladesh, Wuhan dhe Chengdu në Kinë dhe Hanoi në Vietnam.
Autoritetet janë ende pa masa konkrete për të përballuar ndotjen në vend.
“Si zakonisht, autoritetet nuk kanë ndërmarrë asgjë për të ulur ndotjen e ajrit në Maqedoni. Përgjegjësia e përgjithshme dhe të gjitha institucionet që duhet të reagojnë janë në dorën e tyre. Veprimi është i nevojshëm menjëherë. Stop populizmit dhe premtimeve të rreme. Shëndeti i mijëra qytetarëve është në rrezik. Në vend të populizmit të lirë dhe angazhimeve deklarative duhet veprim urgjent”, thonë qytetarët.