Categories RAMAZANI

Muaji i Ramazanit/ Sa ujë duhet të pini nëse agjëroni!

Para së gjithash, është e rëndësishme të pihet sasi e mjaftueshme e ujit midis Iftarit dhe kohës së gjumit për të shmangur dehidratimin. Duhet të pini 1.5-2 litra ujë mes kohës së Iftarit dhe Syfyrit.

Syfyri, fillimi i agjërimit para agimit, mban organizmin vital dhe të shëndetshëm. Preferohet ushqim i zgjedhur ngase është e rëndësishme që trupi të ushqehet shëndetshëm në mënyrë të jetë vigjilent, jo i mbushur me ushqime jo të shëndetshme që do të bëjnë të ndiheni të lodhur, të uritur, të etur ose në presion psike-fizik.

Për Iftar, në perëndim të diellit, preferohet të konsumohet supë dhe lëngje të freskëta. Hurmat janë fruta që rriten në Lindjen e Mesme, me traditë kultivimi për mijëra vjet. Ato janë perfekte për Iftar, pasi organizmi do të kërkojë një burim energjie lehtësisht të disponueshëm në formën e glukozës. Ato gjithashtu përmbajnë kalcium, hekur, fosfor, kalium, magnez dhe zink. Konsumimi i sasive të moderuara të hurmave dhe lëngjeve (ujë, lëng dhe supë) janë burime të mira të sheqernave dhe janë të mjaftueshme për të sjellë nivelet e ulëta të glukozës në nivelet normale.

Kjo gjithashtu siguron që nivelet e lëngjeve të trupit të jenë të balancuara, ndërsa lëngjet dhe supa ndihmojnë në ruajtjen e ujit dhe ekuilibrit të mineraleve në organizëm. Megjithatë, fjala kyçe është mesatarja dhe jo teprimi, pasi është e lehtë për të ngrënë sasi të tepërta të ushqimeve me sheqer ose yndyra për të fituar mbipeshë për ata që kanë afinitet për obozitet!

Gjithashtu, duhet të kenë kujdes njerëzit që kanë aciditet të shtuar në stomak, përfshirë simptomat e inflamacionit dhe iritimit, të cilat manifestohet me pa rehati, bezdisje dhe ndjenjë e thartirës në gojë. Këta persona duhet të konsultohen me mjekun specialist, i cili njeh dhe respekton konditat e religjionit-besimit, lidhur me procesin e vazhdimit apo ndërprerjes së agjërimit. Për këtë arsye, buka e grurit, perimet, humusi, fasulja dhe frutat janë burime të shkëlqyera të fibrave ushqyese që ndihmojnë në zvogëlimin e aciditetit të stomakut dhe acideve të tepërta biliare. Mishi i lehtë si ai i pulës dhe peshku janë gjithashtu të rekomanduara për të ruajtur ekuilibrin e metabolizmit të organizmit. Ndoshta nuk është e tepër të përkujtohet se mishi i peshkut dhe produktet e qumështit, sidomos jogurti, nuk preferohen të konsumohen paralelisht!/

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *