
Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski njofton marrjen e licencës së 479 kompanive në fushën e planifikimit urbanistik dhe ndërtimit. Ai tha se të gjitha gjetjet do të procedohen te organet tjera të cilat duhet më tej të hetojnë punën e këtyre kompanive.
Nikollovski paralajmëroi ndryshime ligjore për inspektime të rregullta.
“Gjithsej do të merren 479 licenca prej të cilëve 73 persona juridik për zbatues A të ndërtimeve, 228 zbatues B të ndërtimeve, 9 A mbikëqyrje të ndërtimit, 32 B mbikëqyrje të ndërtimit, 32 për projektim A, 78 për projektim B, 7 për revizion B të dokumentacionit të projektit, 3 për A revizion të dokumentacionit të projektit, dy persona juridik për mirëmbajtjen e objekteve, dy persona juridik për drejtues të ndërtimit dhe 13 persona për përpunimit e planit detal urbanistik. Kjo listë do të dorëzohet te institucionet e duhura për veprim të mëtejshëm dhe gjithashtu dua të njoftoj se do të bëjmë ndryshime ligjore me të cilat këto kontrolle do të bëhen të detyrueshme çdo gjashtë muaj dhe jo si deri më tani, mbi bazë vullnetare”, tha Aleksandar Nikollovski, ministër i Transportit.
Shkeljet më të mëdha, sipas Nikollovskit, janë për numrin e nevojshëm të të punësuarve kurse në pjesën e cilësisë së ndërtimeve dhe të realizimit në kohë, do të konstatohen ndërkohë.
Organet hetuese duhet të vërtetojnë se cilat nga këto kompani kanë ndërtuar ndërtesa banesore dhe çfarë cilësie kanë ndërtimet.
“Këto kontrolle bëhen për licencat që janë dhënë para së gjithash në numrin e nevojshëm të të punësuarve. Në pjesën e zbatimit të cilësisë dhe të përfundimit në kohë të punimeve ekzistojnë mbikëqyrës kompetent që i kontrollojnë ndërtimet. Nuk dua të krijohet mendim i gabuar dhe as panik. Për secilën kompani do të veprohet në mënyrë të veçantë. Do të shikojmë secilin rast më vete, por rend duhet të ketë, prandaj jemi duke vendosur rend”, deklaroi Aleksandar Nikollovski, ministër i Transportit.
Nikollovski thotë se kompanitë i plotësojnë kushtet vetëm sa marrin licencën dhe më vonë nuk i respektojnë më.