Categories VENDI

Cveta Ristovska nënkryetare e Antikorrupsionit, do të udhëheqë institucionin gjatë zgjedhjeve

Antikorrupsionistja Cveta Ristovska është nënkryetare e re e Antikorrupsionit. Nënkryetari ndrrohet me rotacion, çdo gjashtë muaj, sipas radhës alfabetike të mbiemrave të anëtarëve, dhe me shumicë votash.

Sot Komisioni e zgjodhi njëzëri Ristovskën, e cila, ashtu si ish-kryetarja Tatjana Dimitrovska, vjen nga radhët e Entit Shtetëror të Auditimit. Detyra e saj fillon menjëherë pas përfundimit të mandatit të nënkryetares së mëparshme, Biljana Karakashova Shulev.

Para dy ditësh, Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve krijoi Komisionin për seleksionimin e kandidatëve për kryetar të Komisionit, i cili përbëhet nga shtatë anëtarë. Sot përfundon afati për paraqitjen e kandidatëve për kryetar, dhe procedura e zgjedhjes do të vazhdojë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në nëntor.

Kandidatët e paraqitur për kryetar të DKS-së:

  1. Branko Smilevski – Shkup, ekonomist, master në shkencat e antikorrupsionit
  2. M-r Blagica Troshanska – Shkup, juriste, master në shkencat politike
  3. Feuzi Xhaferi – Çajle, Gostivar, jurist, master në diplomaci
  4. Prof. Dr. Kimo Çavdar – Shkup, jurist me provim gjyqësor, doktor i shkencave politike
  5. Vladimir Naumoski – Shkup, jurist me provim gjyqësor, master në të drejtë biznesi
  6. Vesna Dorevska – Shkup, juriste
  7. Nenad Trifunovski – Tetovë, jurist
  8. Branko Vëçkov – Shkup, kriminolog
  9. Valentina Todorovska – Shkup, juriste
  10. Antonio Sanev – Shkup, jurist, master në të drejtë ndërkombëtare
  11. Zoran Naumov – Kavadar, ekonomist
  12. Kostadin Kus Ivanov – Shkup, ekonomist
  13. Adem Cucul– Shkup, jurist

Në fillim të këtij muaji, Kuvendi shpalli konkurs për zgjedhjen e kryetarit të Antikorrupsionit pasi Dimitrovska dha dorëheqje pas reagimeve të forta publike lidhur me ngritjen e aktakuzës ndaj saj për dhënien e sekretit zyrtar ndaj ish-drejtorit të TEC Negotinë, Nebojsha Stojanoviq, i akuzuar në rastin “Aditiv”, si dhe për falsifikim kompjuterik, pasi një auditor dha testin për certifikatë sekret shtetëror në emër të saj.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *