Categories BOTA

Zyrtarët thonë se sulmuesi në Minneapolis ishte i fiksuar me idenë e vrasjes së fëmijëve

Hetuesit thonë se sulmuesi që hapi zjarr ndaj nxënësve ndërsa po luteshin në një kishë në Minneapolis ishte “i fiksuar me idenë e vrasjes së fëmijëve”.

Robin Westman, i cili vrau dy fëmijë dhe plagosi 18 të tjerë, nuk duket se kishte ndonjë motiv specifik, sipas Shefit të Policisë së Minneapolis, Brian O’Hara.

Sulmuesi “dukej sikur na urrente të gjithëve”, tha shefi të enjten, duke shtuar: “Më shumë se çdo gjë tjetër, autori i vrasjes donte të vriste fëmijë”, shkruan BBCv.

Fëmijët e vrarë janë identifikuar nga familja si Fletcher Merkel, tetë vjeç, dhe Harper Moyski, 10 vjeç.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *