Categories VENDI

Tragjedi e përgjakshme në Veles – tre të vdekur, vrasësi i mori jetën vetes

Një vrasje e dyfishtë dhe më pas vetëvrasje nga ana e dorasit është regjistruar pasditen e sotme në Veles. Sipas informacioneve të para, vrasësi ishte në lidhje me njërën nga viktimat, ndërsa kjo e fundit e kishte denoncuar disa herë në polici për dhunë dhe tentim vrasje ndaj saj dhe babait të saj. Paraprakisht dorasi kishte qenë i denoncuar edhe për dhunë ndaj të dashurit të viktimës në shtëpinë e saj, por ndaj të njëjtit nuk ishin marrë masa ligjore edhe pse ishte denoncuar disa herë. Prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa policia pritet që të jep më shumë informacione gjatë orëve në vazhdim.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *