Categories BOTA

Britania e Madhe i bashkohet “Rojes Lindore” të NATO-s, dërgon avionë luftarakë në Poloni

Avionët luftarakë britanikë do të marrin pjesë në misionet e mbrojtjes ajrore mbi Poloni për t’iu kundërvënë kërcënimeve, përfshirë dronët rusë, si pjesë e misionit “Roja Lindore” të NATO-s, njoftoi sot qeveria britanike.

Ky njoftim vjen pasi dronët rusë pushtuan hapësirën ajrore polake.

Avionët luftarakë Typhoon të Forcave Ajrore Mbretërore do t’u bashkohen forcave aleate, përfshirë ato nga Danimarka, Franca dhe Gjermania, për të forcuar mbrojtjen dhe parandalimin e NATO-s përgjatë krahut të saj lindor, thuhet në deklaratën e qeverisë, duke shtuar se avionët do të kryejnë misione mbi Poloni në ditët në vijim.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *