Categories VENDI

Ahmeti në Klan Kosova: VMRO e përgatitur ti vë gozhda arkivoli Marrëveshjes së Ohrit

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë dhënë emisonit “Jehona Politike” në Klan Kosova, ka vë theksin mbi të gjitha tek rrezikimi serioz i Marrëveshjes së Ohrit nga ana e partisë në pushtet, VMRO-DPMNE.

“Marrëveshja e Ohrit është seriozisht e rrezikuar. Këta janë përgatitur t’i vënë gozhda të arkivolit. Gjykata Kushtetuese mori iniciativë në material të përgatitur 72 faqësh në dhjetor të vitit të kaluar që të hiqet Ligji i gjuhës shqipe nga përdorimi dhe të mbetet gjuha shqipe në nivel komunal, lokal dhe të flasim ne në shtëpi lirshëm”, tha Ahmeti, njofton Klankosova.tv.

Sipas Ahmetit, VMRO zgjodhi rrugën nacionaliste ku doli me platformën “Sërish Maqedonia e jotja”, që sipas tij, do të thotë që ta kthejnë sërish Maqedoninë e Veriut tek maqedonasit dhe të përjashtohen shqiptarët dhe komunitetet e tjera.

“Doli me kërkesën që të hapet një plagë e mbyllur, sërish Tribunali i Hagës për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, duke filluar që nga unë, shtabi i përgjithshëm dhe të tjerët. Mua nuk më ka frikësuar dhe nuk më frikëso. Kjo ishte një goditje direkte e Marrëveshjes së Ohrit, kontratës për të cilën ne ishim dakorduar që shqiptarët të ngrihen në element shtet-formues”, tha Ahmeti

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *