
Onkologja Vildana Goga ka folur për fenomenin e pacientëve që ndjekin trajtime popullore për kancerin, duke theksuar se ato nuk mund të zëvendësojnë terapitë mjekësore të përcaktuara klinikisht.
“”Ka raste shumë të tilla që degjojn nga dikush tjetër e kam përdorë këtë m’ka ba mirë ose atë, unë si profesioniste shëndetësore absolutisht nuk mund t’i përkrahi këta në aspektin e trajtimit popullor të kancerit, por çka tentojë me gjet tek pacientët e mi është që krahas terapive onkologjike specifike që janë të domosdoshme për mu marrë dhe që janë përcaktuar në aspekt klinik që veprojnë tek pacienti,” ka deklaruar Goga në emisionin “Dita e re”.
Ajo shtoi se në disa raste mund të lejojë përdorimin e preparateve bimore, por vetëm nëse ato nuk shkaktojnë dëm dhe nuk ndërhyjnë në terapinë onkologjike.
“Nëse është diçka që nuk shkakton dëm, i them pacientes ta marrë. Së paku në aspektin psikologjik, ajo ndjehet më e qetë që po bën diçka,” ka theksuar Goga.ana Goga/ Gazeta10









