
Ashtu siç pritej, tifozët serbë pas vetëm 15 minutave lojë treguan fytyrën e vërtetë, duke bërtitur “Kosova është Serbi”.
Në përballjen që po zhvillohet në Leskovc mes Serbisë dhe Shqipërisë, tifozët nikoqir bën sërish gjestin e shëmtuar.
“Kosova është Serbi” u këndua nga tifozët përreth një minutë, megjithatë nuk kishte ndonjë reagim nga gjyqtari për ta ndalur ndeshjen.
Mbetet të shihet nëse do të vazhdojë e njëjta në minutat e mbetur, me Shqipërinë që deri më tani ka pasur rastin e vetëm në ndeshje, përmes Rey Manaj.
Serbia aktualisht po mban posedimin por nuk ka krijuar as edhe një rast të rrezikshëm.









