Categories VENDI

Reagon familja Vejseli: ShKA ”Bajram Shabani”#injoroi doajenin e këngës shqipe Ismet Vejseli

Më poshtë sjellim reagimin e plotë të familjes Vejseli:

“Me keqardhje të thellë shprehim zhgënjimin tonë për faktin që në jubileun e 80 vjetorit të SHKA “Bajram Shabani”, nuk u përfshi dhe nuk u vlerësua siç e meriton emri i Ismet Vejselit një prej figurave më të spikatura që ka dhënë shumë për këtë ansambël dhe për kulturën tonë muzikore.

Ismet Vejseli ka qenë jo vetëm këngëtar i jashtëzakonshëm por edhe një nga kontribuuesit më të përkushtuar në zhvillimin e këngës dhe valles sonë. Mos përfshirja e tij në një përvjetor kaq të rëndësishëm nuk është thjesht lëshim, por një padrejtësi ndaj kujtesës së tij dhe ndaj familjes Vejseli, e cila gjithmonë ka qenë pjesë e gjallë e traditës dhe kulturës sonë.

Respekti për figurat që kanë dhënë jetë, mund dhe shpirt për artin është detyrë morale. Përvjetorët nuk kanë kuptim kur harrohen ata që e kanë ngritur këtë emër me dinjitet.

Kërkojmë që në të ardhmen t’i kushtohet vëmendja dhe nderimi i merituar çdo personaliteti që ka dhënë kontribut të vërtetë, në mënyrë që historia e këtij ansambli të pasqyrohet drejt dhe pa përjashtime.

Me shume respekt e konsideratë respekt familja Vejseli!”, thuhet në reagimin e familjes Vejseli.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *