
Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon numërimin e rezultateve për kryetar të komunave.
Në Gjilan sipas rezultateve të para prin Alban Hyseni i VV-së me 60.17 për qind ose 12.984 vota. Arbër Ismaili i LDK-së ka 39.83 për qind ose 8.596 vota.
Deri më tash në këtë komunë janë numëruar votat në 85 nga gjithsej 133 vendvotime.
Sot në Kosovë u mbajt raundi i dytë në 18 komuna, ku nuk pati fitues më 12 tetor.









