Categories BOTA

Tragjedia ajrore në Turqi, Erdogan: 19 trupa janë nxjerrë nga vendi i rrëzimit të avionit ushtarak

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, ka thënë se autoritetet turke kanë nxjerrë trupat e 19 personave, nga vendi i rrëzimit të avionit ushtarak.

Sipas mediave të huaja, incidenti ndodhi përgjatë kufirit Gjeorgji-Azerbajxhan dhe avioni që u rrëzua, ishte një avion mallrash.

Erdogan tha gjithashtu se vijojnë kërkimet për viktimat të tjera, trupat e të cilave nuk janë gjetur akoma.

Duke folur të mërkurën në një takim të krerëve të krahinave të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në kryeqytetin Ankara, Erdogan tha se kutia e zezë e avionit është gjetur dhe se kanë filluar hetimet.

“Puna e vazhdueshme në vendin e rrëzimit po monitorohet nga afër dhe të gjitha hetimet e nevojshme do të bëhen me përpikmëri, për të sqaruar çdo aspekt të incidentit”, tha Erdogan.

Presidenti vuri në dukje gjithashtu se do të vazhdojnë përditësimet e rregullta për publikun mbi rrëzimin e avionit nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë dhe Drejtoria e Komunikacionit.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *